Burime të sigurta sportive, raportojnë se Virgil van Dijk i është komunikuar se duhet të përqëndrohet te Liverpool, dhe nuk do të jetë pjesë e Hollandës në Euro 2020. Mbrojtësi ka qenë jashtë fushës së blertë që prej muajit tetor, ku dëmtoi në shkallë mjaft serioze ligamentin në gjurin e djathtë. Van Dijk kaloi një operacion të suksesshëm për t’u rikuperuar, dhe në mars postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke vrapuar. Por mesa duket, e gjithë kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme.
Liverpool teknik direktörü Jürgen Klopp, ka përsëritur dhe një herë dëshirën e tij që mbrojtësi mos të aktivizohet me kombëtaren hollandeze në verë. Por pavarësisht “presionit” nga ana e Klopp, bosi i kombëtares hollandeze Frank de Boer, dëshiron diçka krejt tjetër. Ai e ka bërë të qartë se do të kërkojë që Virgil van Dijk të jetë pjesë e ekipit të tij, nëse mund të provojë se është në kondicionin e duhur fizik. Trajneri u shpreh për mediat:
“Kam folur me të (Van Dijk) dhe ai momentalisht po stërvitet. Mund të ketë pengesa të ndryshme që dalin rrugës. Nëse diçka nuk shkon siç duhet kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshje me Liverpool.”
Frank de Boer gjithashtu shtoi:
“Në fund ai (Van Dijk) duhet të ketë vet një ndjesi të mirë për gjendjen e tij. Do të shikojmë se çdo të ndodhë. Nuk kam vendosur aspak presion tek ai. Mendoj se zgjedhja përfundimtare i takon vetëm atij.”
Në mënyrë paradoksale, Halid Boulahrouz, pjesë e stafit të kombëtares hollandeze, mbështet Jurgen Klopp në idenë se Virgil van Dijk nuk duhet të marrë pjesë në Euro 2020. Ish-futbollisti i ka dalë kështu kundër dhe vet De Boer. Në momentet që flasim ajo se çdo të ndodhë është ende e paqartë, por miq të ngushtë të mbrojtësit të Liverpool, në mënyrë jo zyrtare, bëjnë me dije se Van Dijk dëshiron që të luajë me çdo kusht me Hollandën gjatë kompeticionit prestigjoz.